Focus News.al/
Duke marrë parasysh numrin e madh dhe gjithnjë në rritje të emigrantëve në mbarë botën, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së themeloi 18 dhjetor si Ditën Botërore të Emigrantëve. Në të njëjtën ditë, në vitin 1990, u miratua “Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.
Numri i njerëzve që kanë lënë shtëpinë e tyre në kërkim të një pune ose një jete më të mirë në nivel global dhe ndaj rreziqeve të rënies ekonomike ndërkombëtare dhe krizës në tregje si varfëria, stigmatizimi, diskriminimi dhe abuzimi , sipas një studimi nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, pritet të arrijë në 405 milionë deri në vitin 2050, ose 7% të popullsisë së botës.
“Në dekadat e ardhshme migrimi ndërkombëtar do të ndryshojë në shkallë, hapësirë dhe kompleksitet. Nëse popullsia emigrante vazhdon të rritet me normën e 20 viteve të fundit, të gjithë emigrantët ndërkombëtarë në mbarë botën mund të arrijnë deri në 405 milionë deri në vitin 2050, “thekson raporti i OKB-së
Rritja e pashmangshme dhe gjithnje e ne rritje e emigracionit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe fakti që gjithnjë e më shumë njerëz po gjuajnë për vende pune në ekonomitë në zhvillim.
Lëvizja masive e popullsisë nuk është një fenomen i ri në histori. Sot, megjithatë, ky fenomen është ndërkombëtarizuar. Ajo përfshin dhjetëra miliona njerëz, qoftë emigrantë të ligjshëm ose migrues pa dokumente, ose refugjatë nga shkaqe të ndryshme, kryesisht politikanë apo refugjatë të luftërave apo refugjatëve ekologjikë.
Premtimet dhe angazhimet e herëpashershme të partive të ndryshme politike në Shqipëri, në fushata elektorale përballë halleve dhe problemeve të emigrantëve kanë mbetur vetëm premtime dhe asgjë tjetër. Kërkesa e regjistrimeve të emigrantëve shqiptarë të kudondodhur nga ana e qeverisë shqiptare nuk zgjidh asnjë hall apo problem të tyre, por thjesht është një kërkesë që vetëm qeveria e di…
Tashmë për këtë qeveria Rama-2 ka një Ministër Diasporë, por qe deri më sot ende nuk ka një zyrë dhe nje staf pune, duke lënë të vetëm një ministër për menaxhimin e emigracionit.shqiptar të kundondodhur.
Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga emigracioni shqiptar, vendi ynë ende nuk ka shifra të sakta për shpërndarjen dhe qëndrimin e emigrantëve tanë kudondodhur. Por sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga INSTAT, në vitin 2001 numri i përafërt i emigrantëve llogaritet në 710 mijë njerëz. Mungesa e një e serioziteti për politikën e emigracionit në Shqipëri ka ndikuar që ende akoma të flitet me “përafërsisht”, “pjesë” dhe “gjysma” kur duhej të flitej me “përqindje” për numrin e tyre.
Deri më sot, shteti shqiptar ka treguar paaftësinë apo indiferentizmin për të patur një pasqyrë sa më të plotë në këtë drejtim dhe për këtë mjafton vetëm regjistrimi i përafërt i kryer nga INSTAT më 2001, si dhe studimi i Strategjisë Kombëtare të Imigracionit i vitit 2004-2006.
Sot, ky problem shihet nga vendet e BE si një problem numër një, ndërsa në vendin tonë i kujdesi i është lënë vetëm rastësisë, kur dihet që rreth 30% e shqiptarëve janë emigrantë, duke e renditur vendin e parë të Evropës Lindore. Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka një regjistrim të saktë të popullsisë, ndërsa Ministria e Jashtme mendon dhe ngritjen e një harte të prezencës së shqiptarëve të kudondodhur, në një kohë kur infrastruktura për këtë ende nuk ekziston.
Shteti shqiptar duhet të shohë pak më larg, të marrë eksperiencën më të mirë të vendeve fqinjë që emigruan shumë vite para nesh. Midis problemeve të tjerave, shteti shqiptar po jep shembullin më të keq përsa i përket emigracionit shqiptar kudo ndodhur, që kohët e fundit është bërë problemi kryesor në axhendën e BE. Emigracioni ka nevojë për të, jo për bukë dhe ujë. Administrimi sa më i drejtë i emigracionit kërkon padyshim edhe kushtet normale.
Në të gjitha fushat Emigracioni është një potencial i madh jo vetëm ekonomik dhe politik, por edhe në aspektin social dhe kulturor. Aktivitet e bëra deri më sot në diasporë mbajnë vulën e vetë emigrantëve. Seminaret e ndryshme, festivalet e filmave shqiptarë, festivalet e fjalës artistike, hapja e ekspozitave, panairet e librave si dhe i biznesit janë bërë kryesisht me forcat e tyre.
Asgjë nuk mbetet siç ishte më parë. Ndryshimi klimaterik do të ndikojë në një zhvendosje të madhe tektonike të popullsive të vendeve të ndryshme. Futja e Shqipërisë në BE, e bën më shumë se kurrë të domosdoshme ngritjen e këtij institucioni, pasi lëvizja e emigrantëve nga një vend në tjetrin do të jetë i lirë. Shqipëria e sotme matet me Europën e dikurshme që emigronte për në kontinentet e tjera, ndërsa sot Europa është bërë vend pritës i emigrantëve që përbëjnë rreth 10-12 % të popullsisë. Po e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Ballkan. Besojmë se nuk do të jetë e largët ajo ditë kur vendi do të ndeshet përballë emigracionit klandestin nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Për këtë duhet që shteti shqiptar të përgatitet jo vetëm për të sotmen, për emigrantët e tij të kudo ndodhur, por për të hartuar një strategji kombëtare për emigrantët që do të vijnë. Shqipëria nuk ka më se çfarë humbasë, kur në diasporë ndodhen rreth 25%-30% së popullsisë, në një kohë kur duhet të mendojë për të mirën e kombit, se emigracioni nuk është një problem partiak por mbarë kombëtar. Në të kundërt kur dëshira, vullneti, shqetësimi dhe angazhimi janë në një shkallë të lartë, kjo pengesë komplekse inferioriteti bëhet më e lehtë dhe shumë shpejt e kapërcyeshme. Mendoj se ka ardhur koha për ngritjen e këtij institucioni për të mirën e kombit, për një menaxhim sa më të mirë, por edhe për hartimin e një harte demografike, për atë që deri më sot na mungon.
Vallë a do të marrë në konsideratë shteti shqiptar 18 dhjetorin si një ditë mirnjohje dhe respekti për shtatsit etij? Le të shpresojmë se më në fund të paktën një herë në vit politika shqiptare do rë kujtohet të flasë një minut për shtatsit e saj … Çereku i popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit. Edhe pse gjithmonë për këtë çështje ka pasur debate, veçanërisht sa herë që vendi download (11)gjendej në prag zgjedhjesh, sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, rreth 32.5 për qind e shqiptarëve jetojnë në emigracion. Në raportin e fundit të emigracionit thuhet se popullsia brenda Shqipërisë është 2 986 952 shtetas, ndërsa 1 438 451 shqiptarë të tjerë jetojnë në vende të ndryshme të botës. Censusi i vitit 2011 regjistroi 2 821 977 shtetas shqiptarë që jetojnë brenda vendit, shifër kjo që lëviz me rreth 164 mijë banorë nga të dhënat e “Peoplemov”. Regjistrimi i popullsisë, ndërkaq, nuk paraqiti asnjë të dhënë lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë në emigracion; siç evidentohet nga ky raport. Të dhënat e Censusit 2011 treguan një zvogëlim të popullsisë shqiptare me 7.7% gjatë 10 viteve të fundit, duke supozuar se një nga shkaqet kryesore është emigrimi në shkallë të gjerë dhe ulja e lindshmërisë.
Sipas “Peoplemov”, pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë si emigrantë në Greqi, rreth 676 846 të tillë. Pas Greqisë, një tjetër vend i preferuar për të jetuar nga shqiptarët është Italia, ku numërohen 522 647 emigrantë nga Shqipëria. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë në disa shtete të tjera, si: Maqedoni, ShBA, Gjermani, Kanada, Turqi, Britani e Madhe, Francë dhe Australi.
Emigrantët të huaj që jetojnë në Shqipëri. Edhe në këtë të dhënë, në vend të parë qëndron Greqia, me 80 778 shtetas grekë që jetojnë në vendin tonë. Më pas renditen Maqedonia, Republika Çeke, Izraeli, Italia dhe Rusia. Të gjithë këta shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri përbëjnë rreth 2.98 për qind të popullsisë. Shifrat e nxjerra nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, bazohen në të dhënat e Bankës Botërore për migrimin dhe remitancat, gjatë viteve 2010 dhe 2011, si dhe në të dhënat e popullsisë botërore sipas Censusit Ndërkombëtar të ShBA. Imigracioni masiv që karakterizon periudhën postkomuniste filloi në korrik të vitit 1990, kur mbi 5 mijë persona hynë në ambasadat e Italisë, Gjermanisë dhe Francës, për t’u larguar nga vendi. Në fund të vitit 1990, mbi 20 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi, ku kërkuan azil politik. Në mars të vitit 1991 një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme. Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave piramidale dhe kaosit politik që shoqëroi këtë ngjarje. Ky fenomen ka vijuar edhe përgjatë viteve 2000, pasi të dhënat flasin për një rritje të numrit të emigrantëve shqiptarë drejt vendeve të tjera.
Çereku i popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit. Edhe pse gjithmonë për këtë çështje ka pasur debate, veçanërisht sa herë që vendi download (11)gjendej në prag zgjedhjesh, sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e analizave të emigracionit në botë “Peoplemov”, rreth 32.5 për qind e shqiptarëve jetojnë në emigracion. Në raportin e fundit të emigracionit thuhet se popullsia brenda Shqipërisë është 2 986 952 shtetas, ndërsa 1 438 451 shqiptarë të tjerë jetojnë në vende të ndryshme të botës. Censusi i vitit 2011 regjistroi 2 821 977 shtetas shqiptarë që jetojnë brenda vendit, shifër kjo që lëviz me rreth 164 mijë banorë nga të dhënat e “Peoplemov”. Regjistrimi i popullsisë, ndërkaq, nuk paraqiti asnjë të dhënë lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë në emigracion; siç evidentohet nga ky raport. Të dhënat e Censusit 2011 treguan një zvogëlim të popullsisë shqiptare me 7.7% gjatë 10 viteve të fundit, duke supozuar se një nga shkaqet kryesore është emigrimi në shkallë të gjerë dhe ulja e lindshmërisë.
Sipas “Peoplemov”, pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë si emigrantë në Greqi, rreth 676 846 të tillë. Pas Greqisë, një tjetër vend i preferuar për të jetuar nga shqiptarët është Italia, ku numërohen 522 647 emigrantë nga Shqipëria. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë në disa shtete të tjera, si: Maqedoni, ShBA, Gjermani, Kanada, Turqi, Britani e Madhe, Francë dhe Australi.
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000
Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000./focusnews.al/