Rreth 4,400 migrantë janë shpëtuar vetëm këto dy ditët e fundit në Detin Mesdhe.
Gjatë disa operacioneve në bashkëpunim me rojet bregdetare italiane dhe libiane, janë shpëtuar sot 1,500 persona. Emigrantët e paligjshëm gjendeshin në 11 gomone dhe dy varka të vogla kur u shpëtuan nga anije të rojeve bregdetare italiane dhe të marinës spanjolle. Një ditë më parë, u raportuan 2.900 emigrantë të shpëtuar, 2,300 mes tyre u pikasën në ujërat ndërkombëtare duke u orientuar drejt Italisë, ndërsa 580 të tjerë, të mbetur në ujërat libiane u kthyen drejt Libisë.