5.000 të burgosur shqiptarë vetëm në 7-të vende të BE-së.

251

Një numër shqiptarësh të dënuar dhe të haruar, edhe pse shifrat levizin nga viti në vit. Po çudia me e madhe qendron te indiferentizmi i shtetit shqiptar për këta të burgosur, përjashto konsullatën tonë në Selanik ndoshta nga të vetmit konsullata që ka berë takime dhe ka ndihmuar me materiale te ndryshme sipas nevojave të dënuarve. Janë vetë të burgosurit ata që na informojnë për këtë konsullate shqiptare që herë pas herë shkon dhe ben takime te tilla.

Por ndryshe ndodh me konsullaten ne Athinë ne të njëjtën godine me ambaasadën e cila deri me sot ne këto vitet e fundit nuk ka brë të mundur një takim me të burgosurit tane, ne burgje ku shumë shtetas shqiptarë janë keqtrajtuar apo edhe kanë humbur jetën.

Por…nga biseda me të burgosurit në Greqi mësojmë se janë të haruar nga shteti, se dënohen më shumë herë nga grekët, askush nuk i ndigjon edhe kur duan te lidhen me avokatin e popullit grek, pasi per ate shqiptar as qe behet fjalë, po harojme te flasim shqip etj.

Shtetasit shqiptar të privuar nga liria jashtë vendit nuk janë pak, veçanërisht në vendet fqinje ku dhe jetojnë shumë shqiptarë. Aktualisht më shumë të dënuar apo të paraburgosur ka jashtë vendit sesa brenda tij. Vetëm në shtatë vende te BE-së, numri i të dënuarve shqiptarë tejkalon numrin e të dënuarve në Shqipëri. Numrin më i madh të dënuarve ( 3.255) është ne dy vende në Itali dhe Greqi. Por…

Sipas statistikave të vitit 2017, në Greqi janë 1,655 shtetas shqiptarë të dënuar apo paraburgosur, Itali 1,600 të burgosur nga të cilët 100 në paraburgim, Gjermani 768 të burgosur, Britani 750 të dënuar, Hollandë 92, Austri 52 shtetas të burgosur apo në paraburgim.

Burgjet kanë ligjet dhe kanunet e tyre, por kjo nuk mund të jistifikojë indiferentizmin e shtetit që në këtë drejtim duket se ka dështuar. Përfaqësitë tona kanë për detyrë të ndjekin nga afër, duke patur një komunikim sa më të mirë me autoritetet vendore… Por i njeti numër i të dënuarve shqiptarë jashtë vendit ne këto 7-të vende është i përafërt me të dënuarit brenda Shqipërisë.