Rebelohet Parlamenti. Rama, Berishës : Je qen lufte – jashtë halabaku

Aktualitet Foto e Ditës Kryesore

rebelohet parlamenti

Fjalimi i Ramës në Kuvend dhe cilësimi i tij për Berishën si një War Dog, qen lufte, frymëzim për filmin e Hollivudit ka rebeluar opozitën e cila e ka rrethuar atë në foltore.

Nuk është hera e parë që Kuvendi, shtylla e Demokracisë të rebelohet nga politikanët tanë, të cilët herë pas herë shpalosin fjalorin e tyre që do ta kishin zili dhe ata që rinë rrugëve natë-ditë. Po në Shqipëri jemi… Por, fjalimi i Ramës në Kuvend dhe cilësimi i tij për Berishën si një War Dog, qen lufte, frymëzim për filmin e Hollivudit ka rebeluar opozitën e cila e ka rrethuar atë në foltore.

DEBATI

“Nëse do ndodhte çudia që Saliu nuk do fliste do flisja unë për Saliun se doja ta uroja para parlamentit dhe popullit shqiptar një arritje që nuk besoj se tjetër figurë e politikës shqiptare do e arrijë ndonjëherë, futjen në Hollivud. Sali të përgëzoj që arrite të bëhesh frymëzim edhe për Hollivudin dhe të sugjeroj që atë zyrën e avokatisë që ke ta vësh në veprim për të drejtat e autorit se filmi qen lufte pa ty nuk do të ishte krijuar nga Hollivudi”- tha Rama.

Kaq ka mjaftuar që opozita të cohet nga vendi e të ‘zaptojë’ foltoren.

Flamur Noka: Harroje se mund të flasësh kështu, nxirre përjashta, e kupton ti, nxirre jashtë halabakun.

Edi Rama: Mos ma prish se nuk bëhet më, një figurë politike bëhet frymëzim për Hollivudin. Kuptoje sa e rëndësishme është kjo që po them.

Noka: Harroje se mund të flasë, pas kësaj që ka thënë nuk mund të vazhdojë më, harroje. Ndërpri seancën

Rama: Falë Saliut ky është bërë zëdhënësi më i mirë.

Reagon Noka.

Rama: Ai është krenar që ka shkuar në Hollivud. Ja e dëgjon vetë. Degjojë Robert De Niron. Nuk i kupton ti këto…

Meta: Ruani qetësinë. Të mos përdor fjalët unë që përdore ti Flamur. Të lutem.

Rama: Titulli i Hollivudit që nuk do ishte i mundur pa Saliun, titulli është “War Dogs”. Hollivudin nuk mund ta censurosh.

Noka: Me këtë gjuhë nuk flitet.

Rama: Po të thotë Saliu të ulesh, Sali mos më shkel syrin, por i thuaj të ulet.

Noka: Harroje të thashë, mos mu lut fare, le të kërkojë falje.

Rama:  O Flamur ulu, se e vetmja opozitë është ai, ca jeni ju mor vella, kush je ti që del këtu…

Noka: Jam ai që nuk të pranoj ty, që të them se ti nuk guxon më të flasësh pas asaj që the.

Meta: 5 minuta pushim të qetësohet zoti Noka. Lexojeni fjalën tuaj të zbardhur që të kuptoni se cfarë keni thënë.