Programi siguron kushtet e nevojshme për integrimin e përfituesve në tregun e punës, përmes përvetësimit dhe përmirësimit të aftësive të tyre profesionale, me trajnim paralel teorik dhe praktik në kushte të vendit të punës, mundësinë e certifikimit të kualifikimeve profesionale dhe përshtatjen e aftësive të tyre profesionale sipas nevojave bashkëkohore të sektorëve të zhvilimit ekonomikë me prioritet.
Ky progam synon 23.000 përfitues dhe përfshin:
- Trajnim teorik 120 orë në sektor të rëndësishëm siç: Tregëti, Logjistikë, Vepra Infrastrukturore & Profesione Artizanale, Turizëm, TPE, Ambientalizëm & Menaxhim mbetjesh të ngruta dhe të lëngshme, degë të ndtyshme të Industrisë, Energji dhe Bujqësi.
- Certifikim i kualifikimeve të fituar në kuadrin e programit
- Përfituesit do të prakikohen në firma të fushave specifike në sektorin privat me kohëzgjatje 500 orë.
- Programi ofron € 2,600 (120 orë * 5 € dhe 500 orë * 4 €)
- Konvertim i praktikës në punësim të përhershëm, pas përfundimit të programit
- Program duhet të ketë përfunduar deri më 31.12.2017
Kushtet e pjesëmarrjes:
– Posedues të kartës së papunësisë të vlefshme (karta anergias se isxei)
– Mosha nga 29-64 vjeç (të lindur 01/01/1952 – 31/13/1987)
– Të mos kenë jenë nxënës apo studentë
Kriteret e zgjedhjes:
Përfituesit do të zgjidhen nga organi kompetent shtetëror bazur në kriteret e mëposhtme:
– Të ardhurat totale vjetore personale apo dhe familjare të viti 2015
– Koha e papunësisë
– Përvoja në fushat e ngjashme
Përfituesi për tu rregjistruar në organizmin që do të realizoj terajnimin duhet të dorëzoj:
– Kërkesën e tij të pjesmarrjes, ose në rastë pamundësie të posedimit të kërkesës së pjesmarrjes të K.A.Y.A. S ndërmjet cë cilës organi i trajnimit do të informohet për të dhënat e kërkesës së pjesëmarrjes.
– Dokumentacioni mështetës pë të vërtetuar të dhënat e Kërkesës së Aplikimit siç ato përcaktohen më poshtë:
– Karta e papunësisë e vlefshme të paktën që në ditën e aplikimit dhe të firmosjes së kontratës dypalëshe ose vërtetim papunësie
– Fotokopje e titujve arsimor (diplomë, dëftesë, kualifikime, certifikime, vërtetime dhe certifikata)
– Delkarata fiskale personale apo familjare për vitin 2015
– Fotokopje e letërnjofimit (taftotita) apo të pasaportës
– Deklaratë solemne e nenti 8 Ligj 1599/86 se nuk jeni nxënës/student etj.
– Deklaratë solemne e nenti 8 Ligj 1599/86 në të cilën do të deklaroni: nuk ndjek dhe nuk jam pjesë e asnjë porgami paralel trajnimi të financuar nga EKT, gjatë dy muajve të fundit, me përjashtim të mësimit të gjuhës greke apo trajnime profesionale TPE – ΤΠΕ të cilat certifikohen.
Diplomat, dëftesat, kualifikimet, certifikimet, vërtetimet dhe certifikatat e lëshuara nga organet e vendeve të treta që i bashkëngjiten ftesës duhet të jenë të përkthyera në gjuhën greke nga organet kopetente, siç Departamenti i Përkthimeve në Ministrinë e Jashtme të Greqisë që ndodhet në adresën: Arionos 10, Athinë, avokatë, zyrat e përkthimit etj., të certifikuar nga shteti grek. Të gjitha diplomat, dëftesat, kualifikimet, certifikimet, vërtetimet dhe certifikatat e lëshuara nga organet e vendeve të treta që i bashkëngjiten ftesës të përkthyera në gjuhën greke legalizohen nga avokatë të certifikuar, ose nga Departamenti i Përkthimeve në Ministrinë e Jashtme të Greqisë. Çdo fotokopje e këtyre dokumentave është e vlefshme dhe detyrimisht e pranueshme e fotokopjuar qartë dhe e legalizuara nga një avokat.
Shkresat zyrtare të vendit, pra shkresat e vendit (Greqisë) që janë lëshuar nga shërbime, organizma dhe institucione të ndryshme siç diplomat, dëftesat, kualifikimet, certifikimet, vërtetimet dhe certifikatat, dorzohen të fotokopjuara qartë dhe janë të pranushme automatikisht.
Shkresat e lëshuara nga shërbime, organizma, institute jo shtetërore, dorzohen të fotokopjuara qartë dhe të legalizuara nga një avokat.