Fane Stefan TARIFA / Në vitin 1992 u imponova nga rrethanat të emigroja në Greqi dhe atëhere kam pasë shkruar disa vargje, të cilat tani që i gjeta po i postoj siç kanë qene :
Se s’janë krilla,
që shtegtojnë,
detesh pa droje lundrojnë,
larg zhgënjimesh,
çfarë kërkojnë ,
Jo vendlindjen s’e harrojnë !
Iku lulja e rinisë ,
iku forca jetësore,
të përbuzur,
të lënduar,
shpesh dhe të keqtrajtuar,
rrezatonin mirësinë ,
e nderonin Shqipërinë !
Motiv ishte varfëria,
rrugën kish hapur liria,
të panjohurën sfiduat,
mes dhimbjesh ,
jo s’u ankuat!
Të paepur dinjitozë,
të virtytshëm kurajozë !
Endrrash ju u befasuat,
shpresash më se të zhgënjyer,
dhuntitë ,
djersën edhe gjakun ,
ua morën dhe s’u dhanë hakun,
sakrificash torturuar,
ndjenjash o sa të lënduar !
Për ju në borxh jemi bërë ,
kush ua mbrojti hakun tuaj,
se ku janë ato të drejta ,
që aq shumë ju dhatë nga jeta ,
ndaj ju na rrisni vlerësimin
ndaj jush kemi përkushtimin !
Nënë moj e mira nënë,
dhe pse s’pate për të dhënë ,
tek ti kam lënë zemren time ,
ku pata aq ledhatime ,
ah moj nënë jo s’të kam lënë ,
se tek ty mullen kam zënë !
Sollët risi dhe kulturë ,
Atdheun për ta nderuar,
o heronj të vetmohimit,
jeni simbol i nderimit,
edhe pse pak kush ua diti,
si brilant djersa ju ndriti !