Koço Kokëdhima sfidon Ramën duke mbledhur emigrantët shqiptarë në Greqi .
Për një kohë ai ka qenë koordinator i kësaj strukture në Greqi, ku javën e kaluar në vend të tij ka kaluar zevendësministri i rendit z. Stefan Çipa. Koço Kokëdhima bëhet socialisti i parë që shkel vendin helen në prag të fushatës elektoriale, në një kohë që ai e di fare mirë se shumica e emigrantëve janë simpatizantë e të majtës. Në takimin e së dieles ai sfidon kreun e PS, z.Edi Rama, i cili nuk është dukur në mes të emigrantëve në Greqi që nga koha që u bë kryeministër.
Lidhur me këtë takim Koço Kokëdhima në statutin e tij në Facebook shkruan:
Të dashur miq!
Ditën e dielë, më datë 18.12.2016, do të jem në bashkëbisedim me socialistët në Athinë. Ftoj bashkëatdhetarët tanë në Greqi, që të na bashkohen. Takimi do të mbahet në Hotel “Titania”, rruga “Panepistimiou”, 52, Athinë, në orën 11:00 paradite.