Qindra emigrante jane “rebeluar” me gjithe perpjekjet e gjithanshme, kercenimeve te prera me anen te telefonave, per te sabotuar aktivitetin e Koco Kokedhimes, ky i fundit ja doli per se mbari. Salla ishte e tejmbushur, edhe me gjithe telefonat e bera nga Gramoz Ruci, Stefan cipa apo deputetja Luzia Xhuvani per te injoruar Kokedhimen, te cilet u theksuan nga vete pjesemarresit…Sado qe praktikisht u tentuan per te krijuar incidente ne dy raste u debuan nga vete emigrantet. Nese kjo nuk perben njeturp, atehere si mund te quhet?
eshte nje padrejtesi qe i behet emigranteve socialiste, nje veprim qe i shkon pershtat vetem te forteve qe ndrydhin ndergjegjen e emigranteve. eshte nje neveri kur e mendon se si ka mundesi qe kjo strukture te mos jete per te gjithe, por te ndahet ne reformist dhe konservatore, aq me keq kur perball kane nje sekretar te partise per reformen strukturore. eshte nje turp per ata qe te tjera thone e te tjera bejne. Me vjen keq kur e mendon e jo me te veprosh. Por ne fundi i fundit ne Shqiperi jemi…
Por megjithe keto akte qe nuk i shkon pershtat drejtuesve te PS ne qender, Koco Kokedhima, sekretari i Partise Socialiste per Reformen Strukturore dhe Emigracionin, per asnje cast nuk e vuri ne dyshim pjesemarjen, pasi si nje politikan i vjeter me nje eksperience shume vjecare kish besim se, jo te gjithe emigrantet socialiste jane me te vjetren, per nje parti te mbyllur me parime jo demokratike.
Ai ishte i sigurte se nga ky aktivitet do te dilte fitimtar pasi kishte mesazh te qarte per te gjithe socialistet, kishte platformen e tij, kishte besimin ne suksesin e aritur ne Sarande e ne Vlore, se te gjithe duam me te miren.
Vetem nje lajmerim i tij ne Facebook dy dite para takimit qe salla te mbushej plot, ne salle ishin emigrante qe i besonin platformes se Koco Kokedhimes, platformes per nje reformim brenda partise, me parime demokratike.
Fjalimi i tij 30 minutesh duke shpalosur platformen e tij ishte i mjaftueshem aq sa u duartrokit disa here. Koco Kokedhima pas fjalimit ju pergjigj pyetjeve te shumta te emigranteve. Ishte i fundit qe u largua nga salla pasi te gjithe emigrantet deshironin te benin nje fotografi me te.
Jane keta drejtues te kesaj strukture qe nuk duan qe brenda kesaj partie te kete demokraci, te kete pasterti e transparence, te kete ndershmeri dhe jo urrejtje. Me vjen keq se ku ka arritur kjo shtrukture qe nuk eshte e hapur per te gjithe, por qe godet kedo.
Personalisht isha prezence dhe perkrah Koco Kokedhimes, pasi me pelqeu platforma e tij, e cila ne themel kishte reformimin e saj, kishte ate qe i kishte munguar deri me sot. Duam apo nuk duam, i mire apo i keq Koco Kokedhima duhet pergezuar per kete qe po ben, sepse jane te pakte njerez qe perballen balle per balle me te vjetren, duke prishur rehatine e tyre. Nuk dua te justifikoj Kocon Kokedhimen pasi jam 16 vjet emigranr ne Greqi, por jane bindjet e mia qe ai njeri politiken nuk e sheh si te tjere per t’u pasurua, pasi eshte nje biznesmen i sukseshmem.
Nje dite me pare Koco Kokedhima vizitoi qendren Kulturore te emigranteve ne Athine, ngritur nga vete Federata e Shoqatave Shqiptare. Ai pati nje bisede edhe me kryetari e kesaj federate Edmond Gurin, si dhe me emigrantet dhe mesueset e shkolles shqipo ( video me poshte)
Si socialist, ish ne kryesine e kesaj strukture per shume vite ne Greqi ne roli e zedhenesit te PS per Degen Greqi, sebashku me te tjere kontribuam te kjo strukture per vite te tera, me bindje te plote per nje kauze te vetme, por qe deri me sot jemi zhgenjyer. Por ishte platforma e djeshme, plaforma“KOKeDHMA”qe perkonte me diten Nderkombetare te Emigranteve, nje dite e shenjte per ne.
Eshte kjo kauze qe me bashkoi mua me qindra te tjere, qe me rebeloi per t’u bashkuar “Levizjes” se Koco Kokedhimes, njeriun e forte qe nuk e ndal me asgje per te reformuar kete strukture, per ta shkeputur nga e vjetra dhe per ta cuar atje ku duhet. Per kete ftoj shoket e mi socialiste te shikojne pak me larg se sot…
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Ud9UEuS5sfc&feature=youtu.be” width=”500″ height=”300″]
//Shpetim Zinxhiria