Nga Shpëtim Zinxhiria
10.129 shqiptarë janë dëbuar për 2016.
Edhe ky vit ka filluar me kthimin e shqiptarëve të paligjshëm, të cilët përbëjnë numrin më të madh të të ktherve me forcë për në vendin e tyre. Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, autoritetet greke kanë kthyer me forcë 1,149 huaj të kombësive të ndryshme për muajin e janar. Bëhet fjalë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm të ardhur nga vendet e treta në Greqi.
Numri më i madh i të kthyerve për muajin janar të 2017:
- Shqipërinë 503 persona.
- Pakistani 159
- Iraku 149
- Algjeri 64
- Gjeorgjia 37
- Afganistani 29
- Iran 24
- Maroku 23 persona.
Theksohet se një vit më parë (2016) numri total i të kthyerve në vendet e tyre ishte 19.151 klandestin, nga ku 10.129 ishin shqiptarë…