Mjekësia Falas? Ku shkojnë ilacet e pacienteve në spitalet e vendit?

Kryesore Shendeti

Nga Shpëtim Zinxhiria

 Një përgjigje që pritet nga vetë ministri Beqja, një përgjigje që për vite me radhë ende nuk ka ndergjegjësuar qeverinë por edhe as drejtësinë. Ilace ka sa të duash por ato janë me para. Një pyetje mbetet se ku shkojnë ilacet e pacienteve të shtruar në spitalet e vendit? Deri kur do të vazhdojë ky abuzim, ku ilacet i gjen vetëm në farmacitë afer spitaleve dhe kur ato i blen nuk të japin as faturat.

Një turp që ndodh sot më 2017…

Dihet sa të shtrejnta janë ato të shkreta, por nuk dihet përse mungojnë ato në spitale. Por ende nuk dihet përse nuk fillojnë hetimet lidhur me mungesën e ilaceve në spitale, në një kohë që ato gjenden ne tregun e zi. Keto ditë në spitalin nr.5 mungojnë ilacet. Pacientët i blejnë ato me parat e tyre. Asnjë rimbursim për ilacet që janë paguar nga të papunët, invalidët dhe pensionistët. Vetëm në një ditë në katin e tretë dhoma 217 një grua invalide me një ndihmë sociale prej 2808 lekës, bleu ilacet në shumën e 2500 lekëve të reja, ndërsa një pensioniste e paralizuar blen cdo ditë ilace me shumën prej 2000 lekë të reja.

Pra kjo është mjekësia falas, ku në spitale mungojnë ilacet më elementare, ku të afermit e pacientëve fusin duart thellë e më thellë për të blerë ilacet që mungojnë në spitalet e shtetit, të këtij shteti që bërtet dhe uleret çdo ditë se mjeksia është falas.

Turpi shkon edhe më tej aq sa mungon uji për të pirë dhe jo më për tu larë, mungojnë karriget që të ulesh si njeri etj.

Zoti ministër mos ja ul imazhin punonjësve të spitaleve, mjekëve tanë të palodhur. Plotësoni me personelin e duhur spitalin se në asnjë vend te Evropës nuk gjen që një infermiere të shërbeje 50 pacienteve, të sherbeje një kati të tere.Bëni detyrën tuaj ashtu siç duhet se paguheni nga taksat e popullit.