Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bleta është përfshirë zyrtarisht në listën e specieve në zhdukje. Insekti i vogël përveç mjaltit tejet të shëndetshëm për njerëzit, ka një rol të pazëvendësueshëm në jetën e botës.
Në SHBA, 90% e familjes së bletës ka humbur dhe kjo është arsye e madhe për t’u shqetësuar. Bleta u propozua fillimisht të përfshihet në këtë listë në shtator 2016, pasi popullsia e saj në 20 vite e fundit është ulur ndjeshëm për shkak të pesticideve, ndryshimeve klimaterike dhe humbjen e habitatit natyror. Pavarësisht rënies dramatike të popullsisë, qeveria në ikje amerikane dhe ajo në ardhje u përfshinë në debate, duke sjellë vonesa për të shtuar insektin e vogël por të dobishëm në listën e specieve të rrezikuara. Është thënë jo pak herë se nëse do të zhduken bletët, do të zhduket edhe jeta në tokë. Bleta ka rolin kryesor në pjalmimi e luleve të shumicës prej pemëve, domosdoshmërish e lidhur edhe me prodhimet e tyre më pas.