Goditet banda e tutorëve shqiptarë në Itali, prostituta rezultoi me HIV

Aktualitet

Policia e Pescares në Itali ka goditur një oraganizatë të përbërë nga shqiptarë dhe rumunë, e specializuar në shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e ditës së sotme, agjentët e policisë së Pescara­s, në bashkëpunim me policisë e Teramo­s e Lucca­s, kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste, 8 me burg dhe 3 me arrest shtëpiak, të dhëna nga gjykata e Pescara­s me kërkesë të Prokurorisë.

Ndërkohë policia vendase ka njoftuar se hetimet zbuluan se prostitucioni zhvillohej pranë një stacioni hekurudhor nga një 35-­vjeçare italiane, e cila rezultoi e prekur nga HIV dhe hepatiti C.

Gjithashtu bëhet e ditur se në orët në vijim priten detaje të reja nga policia italiane rreth operacionit në fjalë.