Austria të stopojmë emigracionin masiv nga Kosova

979

austria e vogelMinistria e Brendshme e Austrisë thekson se kontrabandistët për trafikimin klandestinë gënjejnë! Në Austri nuk ka azil për shkaqe ekonomike”. Ky tekst, pasi të shkruhet në gjuhën shqipe dhe serbe, të shpërndahet në formë parulle edhe nëpër gazeta dhe është masa më e re që ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka marrë si një shqetësim, me obligimin se një gjë e tillë do të mund të frikësonte dhe të dekurajonte kosovarët për të ikur. Sipas Johanna Mikl-Leitner, me këtë masë bëhet përpjekje për të të frenuar eksodin masiv të kosovarëve nga vendi i tyre drejt vendeve të BE-së dhe rrjedhimisht drejt Austrisë. Me disa deklarata të njëpasnjëshme ministrja brendshme e Austrisë znj. Johanna Mikl-Leitner, ka  protestuar kundër eksodit dhe ka dhënë gjithashtu alarmin për shkurtimin e procedurave për dëbimin e refugjatëve kosovarë. Disa ditë më parë ajo ishte edhe në Kosovë për njëvizite lidhur me këtë problem, ku theksoi që kosovarët të mos nisen për në Austri, pasi ata nuk kanë asnjë shans për të fituar azilin politik.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: