Me ndërmjetësimin e kreut të Shtetit Bujar Nishani, në përkjekje për t’i dhënë fund krizës politike në vend, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim për tre orë me rradhë në Presidencë.
Por mesa duket këto tre orë nuk kanë mjaftuar që Rama të arrijë të bindë Bashën që opozita të futet në zgjedhje.
Deri më tani mësohet se PD ka kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në shtator, ndryshe nga maxhoranca që kërkon fundin e korrikut. Ndërkohë një pikë tjetër që nuk lejon nënshkrimin e marrëveshjes është kushti i PD-së për dorëheqjen e Ramës dhe emërimin e një kryeministri teknik.
I pari që doli nga zyra e Nishanit ishte Rama, i cili u duk i qeshur, teksa rrugën për tek Kryeministria e bëri në këmbë, shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Rreth nje orë me vonë, u largua Basha me Palokën.
Ftesa për dialog u bë nga Presidenti Nishani, ndërsa në tryezën e diskutimeve të pranishëm ishin dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.