Hyn në shtëpinë e policit italian për të vjedhur, plagoset shqiptari

Aktualitet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një shtetas shqiptar është plagosur me armë zjarri në provincën e Napolit në Itali.

Mediat italiane kanë shkruar se ngjarja ka ndodhur pas orës 04:00 të mëngjesit, kur një bandë shqiptarësh kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e një polici italian.

Ky i fundit, i cili ka dëgjuar zhurmë u ka bërë thirrje bandës të dorëzohej, ndërkohë që nga ana tjetër i janë kundërpërgjigjur me të shtëna armësh.

Mësohet se polici është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit, duke lënë të plagosur një shtetas shqiptar, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Napolit, për shkak të sasisë së madhe të gjakut që ka humbur.