Një trup i pajetë i një personi është gjetur në një fshat të Tiranës. Bëhet e ditur se kufoma e dekompozuar u gjet në fshatin Kodër Shupal në Dajt.
Gjithashtu thuhet se ka qenë një bari i zonës që e ka konstatuar trupin e pajetë në një zonë të pyllëzuar, i cili më pas ka njoftuar policinë.
Blutë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin e kufomës, që dyshohet se ka të paktën një javë aty.