Mori pjesë në fushatën e PS-së, kallëzohet në Prokurori specialisti i Tatimeve

Aktualitet

Ish-specialisti i hetimit tatimor në Gjirokastër Klinton Bistri është kallëzuar penalisht në Prokurori nga Ministria e Financave.

Bistri u shkarkua nga detyra disa ditë më parë pas vendimit të marrë nga ministrja teknike e Financave Helga Vukaj.

Ish-kryeministri Sali Berishaj e denoncoi publikisht Klinton Bistrin, se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të PS-së.