Tirana tashmë po kërkon të përfshihet në realitetin e ri, atë të kategorisë së parë, megjithëse në fillim duhet të përgatitet për pjesmarrjen në Ligën e Europës, një prezencë që u sigurua pas triumfit në Kupën e Shqipërisë.
Mirel Josa në dakordësi me drejtuesit e klubit vendosi të ndërpriste marrëdhënien me bardheblutë dhe me sa duket zyrtarët e Tiranës e kan gjetur menjëherë zëvendësuesin.
Burime pranë klubit kryeqytetas bëjnë të ditur se Ze Maria ka biseduar paraprakisht me drejtuesit duke gjetur një akord dhe do të jetë në Tiranë për të konkluduar gjithçka, akoma nuk janë të njohura jetëgjatësia apo detajet e tjera të marrëveshjes.
Jose Marcelo Ferreira i njohur botërisht si Ze Maria nuk është një anonim, përkundrazi shumë tifozë shqiptarë e kujtojnë si futbollist në kampionatin italian me Perugian, Parmën dhe Interin, por gjithashtu edhe me përfaqësuesen e Brazilit, kombëtare për të cilën ka zhvilluar 25 takime.
Më e vakët ka qënë deri më tani karriera e 43 vjecarit në rolin e trajnerit ku ka drejtuar skuadra të kategorive të ulëta në Itali si Group Castello apo Catanzaro, ndërkaq ka prvouar një eskperiencë në Rumani me Cehalul, ndërsa së fundmi drejtonte Gor Mahian në kampionatin e Kenias.
Tashmë pritet që rrugëtimin e tij si trajner Ze Maria ta vazhdoj me bardheblutë e Tiranës, por që për herë të parë do të luajnë në kategorinë inferior.