10 mijë lekë për çdo votë, shpallet në kërkim…

Aktualitet

Një 42 vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia pasi premtonte para për dhënien e votës. Pjetër Prendi akuzohet për korrupsion zgjedhor.

“Ky shtetas dyshohet se u  ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një  kandidat për deputet në Qarkun Shkodër”, thuhet në njoftim.

Vepra penale në ngarkim të shtetasit  P.P.  është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.