Neser takimi Tsipras me homologun turk Yildirim

Greqi

Takim me homologun e tij të Turqisë, z.Binali Jildirim, do të zhvillohet ditën e hënë në mëngjes kryeministri Aleksis Cipras.

Athinë – Takimi do të mbahet në Kryeministri në orën 10.30, ku do të zhvillohen bisedime mes dy delegacioneve dhe deklaratat në media. Gjithashtu kryeministri turk do të ketë takim edhe me kryetarin e opozitës Kyriakos Mitsotakis. Takimi është planifikuar për 15.00.