Blinken letër kryeministrit Mitsotakis: Greqia është një shtyllë rajonale e stabilitetit, të angazhuar për forcimin e demokracisë

106

Sekretari Amerikan, Anthony Blinken i është drejtuar me një letër kryeministrit grek, Kyrikos Mitsotakis, nëpërmjet të së cilës i shpreh mbështetjen e SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe zhvillimin e demokracisë në vend.

Ai gjithashtu përshëndet rolin e Greqisë si një udhëheqës rajonal dhe shtyllë rajonale e stabilitetit.

Referuar marrëdhënieve dypalëshe , Blinken thekson se të dy vendet do të dalin më të forta nga sfidat e pandemisë globale.

“Shtetet e Bashkuara e shikojnë Greqinë si një aleat dhe partner të palëkundur të NATO-s. Ne përshëndesim rolin e Greqisë si një udhëheqës rajonal dhe shtyllë e stabilitetit. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur sigurinë dhe demokracinë e Greqisë.

Përmes rishikimit të fundit të Marrëveshjes sonë të dyanshme të bashkëpunimit, SHBA dhe Greqia rikonfirmojnë angazhimin dhe vendosmërinë për të thelluar më tej prosperitetin strategjik të mbrojtjes drejt ruajtjes së ushtrive të forta”, shkruan më tej Blinken.

(BalkanWeb)




Këtë e pëlqejnë %d blogues: