Mijëra protestues në rrugët e Madridit për mikpritjen e refugjatëve

Bota

Madrid mijëra protestues kanë dalë në rrugë për të kërkuar mikpritjen e refugjatëve për të cilët është angazhuar qeveria

Mijëra njerëz marshuan sot në Madrid duke i kërkuar qeverisë spanjolle që të respektojë angazhimet e saj në Bashkimin Evropian për mikpritur më shumë se 17,000 refugjatë.

Asnjë qenie njerëzore nuk është e paligjshme,” thërrisnin demonstruesit të cilët marshuan në qendër të kryeqytetit spanjoll që mbanin pankarta me parulla të tilla si “ura, jo mure” dhe “jo më shumë arsyetime, poshtë barriera.”

Demonstrata u organizua nga organizata joqeveritare, përfshirë Amnesty International, pak ditë para Ditës së Refugjatëve Botërore më 20 qershor. Periudha e dy vjeçare që ishte caktuar më 2015 si vendet e Bashkimit Evropian për “rivendosjen” e 160.000 refugjatëve nga Greqia dhe Italia që përfundon në fund të verës. Deri më tani projekti nuk ka dhënë rezultat pavarësisht zhvendosjes të 20,000 njerëzve. Sipas Amnesty International, Spanja ka marrë afërsisht 1,300 nga  17,300 që kishte ndërmarrë për të akomoduar refugjatët.

Spanja nuk ka bërë absolutisht asnjë nga ato që duhet të bënte . Kjo është një turp, për Spanjën dhe për Evropën “, ka thënë Carlos Ntiath, një mësues 56-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme.

Photo/Francisco Seco