Obama i dërgon ndihmë Greqisë

1117

 

obama ne focus

Në nje demonstrim praktik të mbështetjes për Greqinë dhe kerkesat e Greqisë në shlyerjen e borxheve të paqëndrueshme, Presidenti amerikan Barack Obama, dërgon në Greqi zyrtarët e grupit amerikan për të ndihmuar qeverinë greke për çështjen e negociatave me evropianët. Sipas transmetimit televiziv të stacionit Mega, zyrtarët amerikanë do të vijnë herën tjetër në Athinë, me urdhër të Presidentit amerikan, Barak Obama. Misioni do të përbëhet nga anëtarë të lartë të Departamentit amerikan të Financave të cilët kanë njohuri të krizës së borxhit dhe kanë marrë pjesë në misione të mëparshme me nënpresidentin Xho Bajden dhe Sekretari i Thesarit Jack Lew. Ky grup do të ndërmarrë ndërmjetësim midis Athinës dhe Brukselit, për një zgjidhje të pranueshme, në mënyrë për t’i dhënë fund konfrontimit midis qeverisë greke dhe partnerët e saj evropianë. Sipas gazetës elektronike tribune.gr, Presidenti Barack Obama e ftoi Kancelaren e Gjermanise që  të vizitojë Uashingtonin, për bisedime të rëndësishme për të mbuluar krizën e borxhin Evropës, dhe problemin e Greqisë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: