Ish-deputeti Bedri Hoxha goditet nga një person para takimit me Bashën

Aktualitet

Një incident është regjistruar sot në Burrel para takimit të Bashës me simpatizantët demokratë në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD.

Ish-deputeti demokrat Bedri Hoxha është goditur nga një person pranë Pallatit të Kulturës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 13.10 para hyrjes së Pallatit të Kulturës në Burrel, ku Hoxha për motive të dobëta është  goditur me grusht nga shtetasi D.Ç.

 I kontaktuar nga Ora News, Hoxha tha se ka bere denoncim ne polici.

“Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç,  banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me  grusht shtetasi D.Ç,  duke i shkaktuar  plagë të lehta” informon policia.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë menjëherë shoqërimin e shtetasit D.Ç.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  “Dëmtime të tjera me dashje’’.

Ndërkohë materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat  për veprime të mëtejshme.