Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, u shpreh pesimist për përfitimet e Shqipërisë nga Samiti i Triestes që nisi sot punimet në Itali.
Në një postim në twitter, Kokëdhima u shpreh: “Sot në samitin e Triestes, Shqipëria nuk paraqet asnjë projekt! Si mundet? E kam thënë se qeveria jonë është e mbushur me tutkunë!.” Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka paraqitur projekte në infrastrukturë, ndryshe nga takimi i mëparshëm kur paraqiti projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Samiti do të diskutojë për tri çështje kyçe: vazhdimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e transportit dhe infrastrukturës energjetike; zhvillimi i ndërveprimit ekonomik rajonal; si dhe forcimi i kontakteve mes të rinjve e shoqërisë civile.Brukseli do të shkojë me oferta të reja për mbështetje financiale te projekteve infrastrukturore në rajon, ku Shqipëria renditur vendi më i prapambetur me rrugë të shkatërruara, pa asnjë autostradë të mirëfilltë dhe pa një rrjet hekurudhor modern dhe funksional si gjithë vendet e tjera të rajonit, ka theksuar kreu i partisë ZGJIDHJA