Veliaj: Nuk i bëj fresk Presidentit…

882

liqeni ne focus-2Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese me njësinë 10, sulmoi ashpër Presidentin e Republikës Bujar Nishani, duke deklaruar se nuk do i bëjë “fresk një Presidenti të diskredituar dhe qesharak, por do të punoj për fëmijët e Tiranës”.

“Këndin e lodrave e bëjmë edhe te parku i Presidentit po ta lirojë ai. Nëse fëmijët e presidentit rriten në parkun e liqenit, çdo fëmijë duhet të ketë akses në parkun e liqenit. Në qytetin që ne do të ndërtojmë, jemi të gjithë të barabartë”, tha Veliaj.

Duke folur për vizitën e kreut të shtetit te Parku i Liqenit Artificial, Veliaj u shpreh: “A do të shkojë Presidenti te pallati 17-katësh te diga? Nuk besoj sepse aty është pronari i shtëpisë ku rri Saliu e shpura e tij. Aty kanë prerë 274 pemë për atë pallat. Dhe thotë se kjo është e padrejtë. Kush është i pari i sistemit tonë të drejtësisë? Presidenti. Kur ishte hera e fundit që takoi një hallexhi në gjykatë? Kur është shprehur për gjyqin e Gërdecit apo 21 Janarit? Ai nuk do dhe nuk ka pasur qëllim që të hyjë në atë pjesë të historisë që ne të themi “Bravo i qoftë”. Nuk i bëj fresk një presidenti të diskredituar dhe qesharak, por punoj për fëmijët e Tiranës”, deklaroi Veliaj.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: