Nga ADRIAN RAKIPI /
Ndërgjegjia e një njeriu të lirë , më prek të jem pjesmarrës e të duar-trokas për ‘sukseset’ e arritura nga Qeveria dhe Kryeministri jonë për 11-vite qeverisje, në lidhje me DIASPORËN .
1- Asnjë angazhim i kësaj qeverisje (asnjë firmë në marrëdhëniet midis dy vëndeve për lehtësimin e jetëvë të 1/3 popullsise së tij në Greqi .
2-Asnjë veprim serioz në Shqipëri (në ndërtimin e legjislacionit ekonomiko-ligjor) për diasporën në mbarë botën .
3- Edhe në këtë moment që shkruhemi frenon dhe është barrierë e votimit të ligjshëm të diasporës (bazuar në Kushtetutën tonë, këtu e 11-vite) !!
4-Asnjëherë nuk ka vlerësuar diasporën si promotor të ekonomisë shqiptare prej 34-vitesh !!
Mos flasim për të drejtat e shqiptarëve të firmosura në konventat e EU , të drejtat e njeriut që janë e nuk mbrohen nga shteti ynë.
Edi Rama nuk vjen si Kryeministër por vjen si Kryetar i PS për elektoratin e tij dhe votat .
Si Kryeministër i gjithë shqiptarëve duhet të ftonte cdo organizim shqiptarësh në Greqi ( shoqata & organizata & grupime të ndryshme ideologjike të njohura nga konjukturat vëndase etj etj ) .
Këtë e bëri qëllimisht vetëm për mbjelljen e nacionalizmit , të vetmen metodë për pjesmarrje dhe sensibilizim në zgjedhjet e ardhshme .
Ky organizimin socialialist i përmasave të sotshme (kryetarë bashkie , deputet , ministra etj etj ) është një pasqyrë e pastër për zgjedhjet e ardhshme të 2025 , pa diasporën sërisht !!
Shpresat e mia për sa më sipër shpreha do të kenë qëllim vetëm vazhdimësinë e pushtetit me të gjitha mënyrat e sofistikuara për jo interesa të diasporës.
Vetëm të mira , o njerëz të mirë !