Lufta kundër terrorizmit, ekipi i DASH vjen në Tiranë

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues  Haki Çako, priti në një takim Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, asistenca kundër terrorizimit, ekip i kryesuar nga  përfaqësues i programit ATA.

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ekipi i ardhur në Shqipëri  ka vlerësuar maksimalisht punën e Policisë Shqiptare, në drejtim të luftës kundër terrorit, parandalimin e këtyre akteve, ngritjen kapaciteteve dhe trajnimin e burimeve njerëzore, trajtimin me seriozitet dhe profesionalizëm të rasteve te ndjekura duke i finalizuar ato me sukses.

Shqipëria partner me kontribute reale e të drejtpërdrejta në koalicionin antiterror. Strukturat e specializuara të antiterrorit në Policinë e Shtetit, partnerë të besueshëm dhe profesionale në parandalimin, ndjekjen dhe goditjen e elementeve, grupeve terroriste në vend e më gjerë. Mbështetja që partnerët kanë dhënë e do të japin për këto struktura, kanë sjellë rezultate me impakt për vendin dhe rajonin. Bashkëpunimi me partnerët si në reformat strukturore, trajnime dhe mbështetje me logjistikë bashkëkohore, i bën këto struktura garant për mbajtjen në nivele të ulta të kërcënimit terrorist në vend dhe partnerë të denjë për hetime e operacione rajonale e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri këtij shërbimi”, thuhet në njoftimin e Drjtorisë së Policisë.

Ashtu siç u përmend edhe në raportin e DASH, përfaqësuesit e ardhur në vendin tonë theksuan se suksesi dhe bashkëpunimi me Policinë Shqiptare  është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet shqiptare.

Përfaqësuesit e DASH do të inspektojnë për disa ditë strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit si: Antiterrori, RENEA, Policia Kufitare dhe Policia e Tiranës, për evidentimin e nevojave për trajnim, asistencë dhe logjistikë për t’u zbatuar në një plan afatgjatë.