Aksidenti tragjik në Greqi, fjalët e fundit të 22-vjeçarit shqiptar

Greqi

Dy të rinj dhe një i moshuar kanë gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pas një aksidenti të rëndë në rrugë, ndërsa një vajzë 18-vjeçare po lufton me jetën në spital, si dhe një tjetër person, i cili besohet të jetë shkaktari i aksidentit ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar detaje të tjera, duka zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi një ditë më parë Selanikun.

Dy shqiptarë, babë e bir, emrat e të cilëve nuk dihen ende, të cilit ishin nisur për në punë, nuk janë kthyer më gjallë në shtëpi, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet i cili drejtohet nga një turist gjerman. Një tjetër motor, në të cilin udhëtonte një grek 22-vjeçar dhe e dashura e tij 18-vjeçare u përplas me makinën. I riu ndërroi jetë pak pas aksidentit, ndërsa e reja është në spital duke luftuar për jetën. Sipas dëshmitarëve të parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas aksidentit, i riu grek thoshte se “jam mirë, po Elena ime si është”. Këto ishin fjalët e fundit të djalit të dashuruar që interesohej për adoleshenten.
Dy motorët sipas hetuesve ishin duke ecur me shpejtësi. Ndërsa si shkak i aksidentit thuhet se është bërë shoferi gjerman, i cili ka marrë në rrugë kthesën në mënyrë të papritur, pas një informacioni gabim që i kishte dhënë GPS që po përdorte për të gjetur rrugën. Turisti gjerman i cili sapo kishte mbërritur në Selanik me gruan e tij, me prejardhje çeke, ishte nisur për në Halkidiki, e bëri një kthesë të papritur madje duke mos ndezur as sinjalet por duke ecur me shpejtësi. Babai 55-vjeçar dhe djali i tij 28-vjeçar të cilët ishin në një motor ishin zgjuar herët për të shkuar në punë, por gjetën vdekjen në moment pas përplasjes fatale.