GREQI / Trafikonin emigrantë, 579 vite burg, 2.8 milionë euro gjobë për tre trafikantë, mes tyre dhe një shqiptar

85

Gjykata e Apelit prej tre anëtarësh e Dodekanezit vendosi dënime të rënda për tre persona, ku është përfshirë dhe një oficer porti, për krime të lidhura me çështjen e rrjetit të trafikut të emigrantëve nga Turqia në Greqi.

Konkretisht, gjykata vendosi për oficerin e portit 39-vjeçar një dënim total me 280 vjet burg dhe një gjobë totale prej 1.377.000 euro, ndaj të akuzuarit palestinez një dënim total prej 272 vitesh burg dhe një gjobë totale monetare prej 1.364.000 euro, si dhe për 28-vjeçarin shqiptar dënim total prej 27 vitesh burg dhe 111 mijë euro gjobë totale. Sipas ligjit aktual, çdo i dënuar do të vuajë 20 vjet, ndërsa të gjithë dërgohen në burg, pasi ankesat e tyre sipas vendimit të gjykatës nuk janë marrë parasysh.

Përveç tre personave, në dosjen e ngritur është edhe një i huaj nga Palestina, i cili dyshohet se është edhe drejtues i organizatës, por i shmanget arrestimit dhe është në kërkim.

POLICENET.GR




Këtë e pëlqejnë %d blogues: