Me gjithe masat e marra dhe paralajmerimet e bera nga qeveria greke, kete jave eshte regjistruar vdekja e peste nga virusi i Nilit Perëndimor, sipas raportit të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e Infeksionit.
Sipas të dhënave, dy persona të tjerë vdiqën nga komplikimet e shkaktuara nga infeksioni, ndërsa 17 u shtuan në listën e pacientëve të shtruar ne spitale për t’u përballur me infeksionin.
Per kete vit infektimi nga virusi është tani ne 77 persona, duke u rritur me 60.4% , krahasuar me 48 persona të diagnostikuar vitin e kaluar. Përafërsisht një e treta e rasteve janë regjistruar në Atikën perëndimore, me 14 pacientë në Megara, 10 në Elefsina dhe dy në Aspropyrgos. Jashtë Atikes, 10 raste janë regjistruar në Selanik dhe 5 prej tyre janë të vendosura në zonën e Kordelio – Evosmos.
Mediat vendase nuk japin identitetin e te semureve apo te viktimave per te mesuar nese midis tyre ka shqiptare…