Greqi / Një operacion i policisë greke nga Departamenti i Zbatimit të Drogës dhe Departamenti i Sigurisë i Divizionit të Sigurisë të Igoumenices, ka arrestuar nje shqiptar 34-vjecar, i cili po transprtonte me makinen mbi 84 kg kanabis.
Me ndihmën e një qeni të trajnuar posaçërisht, oficerët e policisë zbuluan ne makinën 34-vjeçarit vende te modifikuar 84 paketa të kanabisit të papërpunuar, me një peshë totale prej 86 kg dhe 230 gram. Makina sebashku me drogen e kapur jane sekuestruar ndërsa shqiptari u arrestua për importimin, transportimin dhe trafikimin të sasive të mëdha të lendeve narkotikëve.
Kundër të arrestuarit, me pare ishte edhe një dënim nga Gjykata e qytetit te Patras, me një burgim prej 7 muajsh dhe një gjobë prej 3,000 euro për përdorimin e një dokumenti të falsifikuar.