GREQI / Sipas raportit javore epidemiologjike të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP), gjatë shtatë ditëve të fundit, në spitalet e Atikës dhe të Selanikut, 30 pacientë janë shtruar, 11 prej tyre në Njësitë e Kujdesit Intensiv, ndersa per kete vit jane regjistruar gjithsej 17 vdekje nga virusi
Fatkeqesisht ne liste vazhdon vazhdimisht rritja i numrit te viktimave dhe pacientëve me infektimin e virusit të Nilit Perëndimor, i cili transmetohet përmes mushkonjave të infektuara. Në përgjithësi, shpërthimi i virusit te Nilit Perendimor ka lënë 153 incidente të infeksionit të rëndë të manifestuar nga encefalit, meningjiti dhe simptoma të tjera të sistemit nervor qendror të të infektuarve, si dhe 17 vdekje ne pergjithesi. Ekspertët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP) tërheqin vëmendjen e banorëve në veçanti për për shkak të infektimit të vendit dhe i bëjnë thirrje atyre të marrin masa mbrojtëse individuale kundër mushkonjave.