Mbi 200 pacientë që kishin komplikacione të rënda nga infeksioni me virusin dhe duhej të mjekoheshin ne spitalet për t’u perballuar me virusin, ne nje kohe qe brenda kater muajve kane gjetur vdekjen 22 njerez.
Virusi i Nilit Perëndimor vazhdon, edhe pse është në muajin e katërt të tij, duke lënë prapa pacientët dhe viktimat. Së paku 28,000 njerëz në Greqi janë infektuar me Virusin e Nilit Perëndimor, i cili transmetohet përmes pickimeve së mushkonjave të infektuara, ndërsa mbi 200 prej atyre që kanë pasur komplikime të rënda nga infeksioni i virusit.
Sipas raportit javor te Epidemiologjik të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP), 24 persona aktualisht janë të shtruar në spitalet e Tikes dhe ne ate te Maqedonias, pasi ato shfaqin shenja të simptomave nervore qendrore pas infeksionit, siç janë encefalit dhe meningjiti. Dymbëdhjetë prej tyre janë pranuar në një njësi të kujdesit intensiv (ICU).
Rastet e vdekjeve arrijnë në 22, siç dëshmohet nga të dhënat e HCDCP, një vdekje u raportua javën e kaluar për shkak të infektimit të virusit të Nilit Perëndimor. Incidenca më e madhe e virusit të Nilit Perëndimor dhe infeksionit që shkakton është raportuar sipas të dhënave të HCDCP në Attikë: nga 202 rastet e raportuara deri më tani në 98 janë gjetur në basen, me shpërthimin e madh të infeksionit në Atiken Perendimore. Gjithashtu, rastet janë regjistruar në rajonet e Boeotia, Halkidiki, Selaniku, Evia, Imathia, Pella, Evros, Corinth, Kilkis, Serres, Rodopi dhe Rethymnon. Ekspertët nuk përjashtojnë shfaqjen e infektimit të virusit të Nilit Perëndimor dhe zonave të tjera gjeografike.
Në Bashkimin Evropian dhe në vendet fqinje, incidente janë regjistruar edhe në Itali, Serbi, Rumani, Hungari, Slloveni, Kroaci, Francë, Izrael, Kosovë, Austri dhe Slloveni
(burimi: ECDC, të dhënat e sëmundjes nga Vëzhgimi i ECDC-së Atlas-Nivelit të Nilit Perëndimor).