Popullsia e Evropës u rrit në 2016 vetëm për shkak të emigracionit. Vendet më të mëdha në Evropë ishin dikur ndër më të mëdhenjtë kudo. Në vitin 1950, katër nga dhjetë shtetet më të populluara në botë ishin vetëm në Evropën Perëndimore.
Megjithatë, dekadat e normave të ulëta të lindjeve kanë çuar në një ngadalësim të rritjes se popullsisë në Evropë sesa në rajone të tjera, sipas një analize të re nga Economist.
Deri në vitin 2017, vendi më i populluar në Evropë, Gjermania, renditet i 16-ti në botë. Pra, kemi ardhur në pikën që niveli i lindjeve të kontinentit është tani aq i ulët sa që popullsia e përgjithshme në shumë vende evropiane ka filluar të bjerë.
Një zgjidhje është për të tërhequr më shumë të huaj – emigrantë.
Pak kohë më parë Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian, tha se popullsia e rajonit u rrit në vitin 2016 vetëm për shkak të emigracionit.
Numri i lindjeve dhe vdekjeve ishte i barabartë me 5.1 milionë, ndërsa migrimi neto nxiti popullsinë me 1.5 milionë. Në 13 nga 28 shtetet anëtare, më shumë njerëz vdiqën se sa kanë lindur vitin e kaluar .
Por ndryshimi nuk mund ta sjellin emigrantët.
Europa do të ketë nevojë më shumë se kjo nëse dëshiron të shmangë tkurrjen. Deri në vitin 2050, Eurostat vlerëson se katër shtete si, Irlanda, Franca, Norvegjia dhe Britania do të shohin popullsinë e tyre të rriten pa emigracionin.
Përkundrazi, Gjermania dhe Italia kanë seriozisht shumë nevojë për kontributin e emigrantëve. Por edhe ruajtja e migracionit në nivelet aktuale nuk ka të ngjarë të parandalojë zvogëlimin e shumicës së vendeve lindore dhe mesdhetare. Shtetet e Evropës Lindore kanë humbur shumë njerëz që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Kur këto vende u bashkuan me BE-në, pjesë të mëdha të popullsisë së tyre emigruan në vendet më të pasura të BE-së për të punuar dhe shumica prej tyre qëndruan atje. Në Letoni, një nga pesë vendet ku Evropa pret që migracioni të përkeqësojë rënien demografike, popullsia u ul me 14% vitin e kaluar. Nga ana tjeter për ata që largohen, liria për të jetuar dhe punuar aty ku zgjedhin është një përfitim i madh, por vendet ku ata u rritën përballen me një detyrë të vështirë.
Evropa duhet të tërheqi dhe të mbajë punëtorë të rinj, ose të rrisi normat e lindjeve, ose të mësojnë të jetojnë në një popullsi në rënie, përfundon Economist.