Anastasios kundër Patriarkanës të Moskës…!

Aktualitet

Një ndjenjë negative, përshtypje delikate dhe debate të gjalla në sfond janë për shkak të pretendimit të Kishës së Shqipërisë që Patriarkana e Moskës ka ndryshuar…

Pak ditë më parë, Patriarkana e Moskës kishte publikuar në faqen e saj disa ekstrakte të një letre nga Kryepiskopi Anastasi. Nga përmbajtja, u konkludua se Kisha e Shqipërisë po dënonte lëvizjet e Patriarkanës Ekumenike. Megjithatë, kjo nuk ishte e vërtetë, shkruajnë mediat greke.

Kisha e Shqipërisë ka lëshuar dy letra në tërësinë e saj. Sipas një njoftimi zyrtar të Kishës së Shqipërisë, pasi që ekstraktet e letrës janë selektive, ato nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e Kishës së Shqipërisë mbi Ukrainën në tërësi, të cilat reflektohen në dy letra, e para në 10 tetor, një vendim për autoqefalën dhe e dyta pas vendimit të Kishës Ruse për të ndaluar shoqërinë eukaristike me Patriarkanën Ekumenike.

Në të dyja letrat, Kryepeshkopi Anastasios kritikon lëvizjet e Patriarkanës në Moskë për të prerë bashkësinë me Konstandinopolin, duke theksuar se keshtu nuk i shërbehet unitetit.

Patriarkana e Moskës përfundimisht jo vetëm që nuk informon, por ka krijuar një mekanizëm të organizuar të propagandës të të dhënave, në mënyrë që t’i shërbejë interesave të Rusisë me çdo kusht.