Ndertohet xhamia pa minaret, reagon kreu i Bashkimit Islamik të Greqisë

Greqi

Kryetari i Bashkimit Islamik të Greqisë: “Ne jemi të hidhëruar me xhaminë e Athinës na duket si nje periptero (kioskë)

Lidhur me xhamine qe po ndertohet ne Athine i hidhëruar beri pyetjen për radion Thema 104.6: Pse ka fshehtësi të tillë për xhaminë, përse bota nuk e di se çfarë kanë bërë?

Hidhërimin të rreth 500,000 myslimanëve që jetojnë në Athinë për xhaminë e përgatitur në Votanikos, shprehu pikëpamjen ne radio Thema 104.6, kryetari të Lidhjes Muslimane të Greqisë, Naim El Gantur. “Është si një kioskë e madhe. Kjo është xhami që na thoni kaq shumë vite dhe do të strehojë as 300 njerëz. Pse kishte aq shumë fshehtësi për xhaminë, pse bota nuk duhet ta dijë se çfarë kanë bërë? Sipas qeverisë, ajo që dëshiron të bëhet është të heqim qafe çështjen. Një ministër tha se jemi bërë rezil në botë”. Në përfundim ai the se”ne nuk do të protestojmë, por është vetëm një hidhërim“.