Një tregim rëqenthes i ish-16-vjeçarit, një mes qindra shqiptarëve të keqtrajtuar e të sakatuar nga dhuna e policisë greke. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Refat Tafili që në shkurt të 2001 nxirret nga një fabrikë të vjetër e të braktisur ku rinte sebashku me disa shokë te tjerë dhe i çajnë barkun nga goditjet me këmbë. “Po behesha gati për të fjetur dhe u ngrita të shuaj qiriun e të mbyllë portën”, tregon Refati pët një televizion grek i cili ka shkuar deri ne qytetin e tij ku jeton sot ne Berat.
“Në këtë kohë erdhi makina xhip e policisë, hapin derën dhe më gjejnë brenda, të tjerët ndigjuan zhurmën dhe u larguan, nuk mundën ti kapnin, Erdhën policët dhe me folën, unë greqisht nuk dija pasi sapo kisha ardhur në Greqi. Më morën, më nxorrën jashtë nga dera, më shtrijnë në tokë dhe më flisnin greqisht. Nuk kuptoja se cfarë më thonin dhe me godisnin me shqelma. Më futen në makinë dhe 100 metra larg shtepisë ndaluan dhe kapën edhe dy nga shokët e mi, ku i kam edhe sot dëshmimtarë. Më shtrinë barkas dhe me godisnin…”
Policët e lënë të lirë kur kuptuan se ai nga të rrahurat ishte lënë sakat. Në Spital mjekët zbulojnë se fëmija ka demtime të rënda në trup, pasi barku ishte i çarë..
“Më çuan në spitalin shtetëror dhe më bën kontroll ku mësova se kisha dëmitme serioze në shtyllën kurizore. Unë i trembur nuk i thashë asnjë fjalë për ngjarrjen që më kishte ndodhur, kisha frike nga presionet. Më çuan në kirugji dhe panë që akoma po dilte gjak. Më bëjnë operacion dhe me heqin pjesen e mëlçisë”
Pas operacionit fëmija 16-vjeçar mbahet në godinën e policsë qendrore në Athinë me qëllim për të njohur policët që e rahën.
“Para se të futesha brenda dhe te bëja njohjen e policëve që me keqtrajtuan, një përkthyes shqiptar te dera më pyeti se si ndodhi ngjarrja. Do hysh brenda dhe nuk do të trembesh. Kur të njohësh ndonjë do të më thuash, Sa hyra brenda ne sallë më tha, shiko mirë kush janë policët që nuk u sollën mirë, Sa u futa brenda i thashë është ai te dera, ishte te dera ai që njoha, si dhe dy te tjere me mustaqe dhe me syze. Më pyetëm mos ndoshta është ai edhe tjetri që është në dritare. U përgjigja nuk mbaj mënd njeri tjetër, ndërsa për atë te dera jam i sigurtë. Është ai që më keqtrajtoi…”
Drejtësia i nxerr të pafajshëm policët që lanë sakat këtë fëmijë, nga ana tjeter te drejten për çdëmtimin që pësoi shëndeti i tij duke i dhene një vlerë prej 50 mijë eurosh.
“Them se nuk kam fituar aspak te drejtën time, pasi polici është akoma në punën e tij, ndërsa unë nuk jam ai i pari nga shëndeti me atë që më bënë. Dua që çështja ime të shkojë lart e të zgjidhet deri në fund, ashtu siç jam unë në gjëndje të keqe, ashtu duhet të jete dhe ai”, përfundon Refati për reportazhin e televizionit grek.
Refati mund te jetë një të vetmit që drejtësia ka shpërblyer me para emigrantët shqiptarë të keqtrajtuar nga policia greke.