Që nga e hëna 8 prill, Policia Greke ka filluar zbatimin e Rregullores Europiane 458/2017, sipas të cilët gjithë qytetarët që udhëtojnë nga dhe drejt vendeve që nuk janë pjesë e zonës Shengen, i nënshtrohen kontrollit të pasaportës dhe verifikimit të të dhënave të identitetit.
Me udhëzimin e ri, madje edhe qytetarët që u përkasin vendeve brenda zonës Shengen janë të detyruar t’i nënshtrohen këtij kontrolli kur udhëtojnë drejt apo nga vendet jashtë Shengenit.
Kujtojmë se deri tani, një person që ka nënshtetësinë greke, kur udhëtonte bie fjala për në Shqipëri, në dalje dhe në hyrje në pikën e kalimit kufitar tregonte vetëm letërnjoftimin (taftotita). Tashmë, ai duhet të ketë gjithmonë me vete pasaportën dhe është i detyruar të presë derisa polici të kryejë verifikimin që parashikon rregullorja.
Vendet që bëjnë pjesë në zonën Shengen janë 29:
Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.
Edhe aeroporti ndërkombëtar i Athinës, Eleftherios Venizelos ka publikuar një njoftim për shtyp me këtë rast.
“Do të donim t’ju njoftojmë se nga data 8 prill 2019 vihet në zbatim nga policia greke udhëzimi Europian 458/2017, sipas të cilit gjithë qytetarët europianë që udhëtojnë nga dhe drejt vendeve që nuk janë pjesëtare të marrëveshjes Shengen, kontrolle të pasaportave dhe të të dhënave të identitetit.
Për shkak të zgjatjes së kohës së pritjes në kontrollin e pasaportave, luten pasagjerët që udhëtojnë në vende që nuk janë pjesë e marrëveshjes Shengen: Të vijnë në kohën e duhur në pikat e kontrollit të policisë greke, me qëllim që të kenë kohën e nevojshme për të mbërritur në portën (gate) e fluturimit të tyre. Të kenë me vete pasaportën në vend të letërnjoftimit, me qëllim të përshpejtimit të procedurës së kontrollit. Tribuna tv/