Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se ishte i kënaqur me takimin e tij në Vatikan me Papën Françesk, raportojnë mediat greke.
Vuçiç u tha gazetarëve serbë që e ndjekin atë, Papa Françesku përsëriti qëndrimin e tij të Vatikanit për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
“Vatikani mbetet i vendosur në pozicionin e tij,” tha Vuçiç, duke thënë se ai falënderoi Papa Françeskun “për qëndrimin që ai ka marrë në trajtimin e aktit të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe tregimit të mirëkuptimit për pozicionet serbe.”
Aleksandar Vucic tha se Papa e inkurajoi atë që të vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur të gjitha dallimet midis serbëve dhe shqiptarëve përmes dialogut dhe në mënyrë paqësore.
Presidenti serb gjithashtu tha se ai falënderoi Papën”për mbështetjen e sinqertë të Selisë së Shenjtë në përpjekjet e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”.