Mitsotakis për tërmetin në Shqipëri: Le të lëvizim shpejt dhe të shpëtojmë jetë
Greqia ishte nga vendet e para që shprehu gadishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë. Një aeroplan C-130 me grupin special EMAK me 27 persona, një automjet dhe 2 qenë janë përshëndetur nga kryeministri grek para nisjes.
Z. Mitsotakis foli me stafin e Njësisë Speciale të Shërbimit të Zjarrfikësve, të cilët do të ndihmojnë autoritetet shqiptare në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit dhe u uroi atyre fat të mirë në misionin e tyre.“Ka pasur një tërmet të madh, është shumë e rëndësishme të jesh gjithmonë vigjilent dhe të ndihmojmë aty ku duhet. Uroj që të lëvizim shpejt dhe të shpëtojmë jetë. Ju e bëni këtë me një përgjegjësi të madhe dhe me një seriozitet të madh. Ne jemi shumë krenarë që kemi mundësi të ndihmojmë vendin fqinj në një mënyrë operative. Rrugë të mbarë dhe forcë të mirë. Faleminderit, “ tha Kryeministri, duke folur me burrat e EMAK, në prani të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve George Koumoutsakos, Sekretarit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile Nikos Chardalia dhe Zëvendës Shefit të Operacioneve të Brigadës se shpetimit.