Ngjarrja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.30 në Sheshin Agios Georgios në qendër të Selanikut, ku disa të panjohur kanë goditur me thikë një emigrantë të paidentifikuar, raportojne mediat e vendit fqinjë.
Sipas policisë, autorët e krimit i rrëmbyen një shumë parash dhe të gjitha dokumentet e tij personale. Burri i plagosur është dërguar me ambulancë në spitalin EKAB në spitalin Jorgo Papanikolau. Autorët e sulmit të përgjakshëm arritën të shpëtojnë dhe po kërkohen nga policia.