Fakti që mbi 400 mijë shqiptarë janë larguar 5 vitet e fundit, direkt pas një viti qeverisje të korruptuar socialiste flet shumë për të ardhmen. Kreu i opozitës Lulzim Basha, por edhe presidenti Meta siç bëri sot e më herët kanë vënë në dukje se shpopullimi i Shqipërisë do të jetë kanosja më e madhe për të ardhmen e vendit.
Shqiptarët e panë sesa Rama shkoi në Berlin për ekspozitën e tij personale ndërsa pak kilometra më tej ishin kampet e azilanteve të mbushur dingas me shqiptarë pas sirianëve në luftë.
Nuk janë veç familjet që nuk kanë anëtarët apo të afërmit e tyre, por edhe bizneset janë në hall për burime njerëzore cilësore.
Kush ka pasur një diplomë, një zanat e ka gjetur rrugën për të ikur nga pasiguria fizike, të kontratave dhe pamundësisë për të çarë pa mik në qeverisje.
Me kanabizimin e vendit 2014-2016 shqiptarët e ndershëm e nuhatën katrahurën e RILINDJES që ka bërë aleancë nga qelbësirat pokitike deri tek banda më e fundit.
Ca gjëra do harrohen, por jo ato që shkruhen dhe do të hapen në të ardhmen për të shkruar historinë e këtyre ditëve.
Kryeministri Rama do të jetë në faqet e historisë si politikani që bëri zgjedhje moniste, mbushi bashkitë me ish profesionistë të krimit, dha në konçesion pasurinë e qytetarëve për Oligarkët, nxorri Shqipërinë në mediat botërore si Kolombia e Europës. /Faktor/
Kjo është Legacy e Edi Ramës dhe ndaj Meta po e rrotullon thikën që historia ta përndjekë.