Zakynthos: Një motoçiklist ka përplasur dhe ka plagosur një shqiptare dhe vajzën e saj 3-vjeçare

Aktualitet

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën (6/3), në rrugën bregdetare të K. Lombardou, Zakynthos, kur një 27-vjeçar ka përplasur një 32-vjeçare me kombësi shqiptare dhe vajzën e saj trevjeçare.

Sipas ERT, nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe 27-vjeçari, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar me autoambulanca të EKAB-it në Spitalin e Përgjithshëm të Zakinthos “AGIOS DIONYSIOS”, për dhënien e ndihmës së parë, ku 32-vjeçarja dhe vajza 3-vjeçare mbeten të shtruar në spital. Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Zakinthos.

Nëna ka thyer këmbën, ndërsa fëmija 3-vjeçar ka qëndruar për masa paraprake në spital dhe i është nënshtruar të gjitha analizave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shoferi 27-vjeçar iu nënshtrua testit të alkoholit, ku nuk rezultoi se kishte konsumuar alkool.

Burimi:Zougla,gr