SHBA LEHTËSI PËR SHQIPTARËT ME VIZË AMERIKANE! PASAPORTA E VLEFSHME EDHE NËSE SKADON PËR GJASHTË MUAJ

Aktualitet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë edhe Shqipërinë në Klubin e Gjashtëmujorit. Ky veprim krijon një lehtësi për mbajtësit e vizave amerikane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë edhe Shqipërinë në Klubin e Gjashtëmujorit. Ky veprim krijon një lehtësi për mbajtësit e vizave amerikane.

Konkretisht, shqiptarët me vizë mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara edhe nëse pasaporta e tyre skadon për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre.

Ambasada amerikane në vendin tonë thotë se kjo vjen prej marrëdhënies dhe lidhjeve të forta mes dy vendeve.

Lajm i mirë!

Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon!

Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA!’-njofton ambasada e SHBA.