Disfata ndaj Besëlidhjas në Kupë, me rezultatin 3-0, ka tronditur të gjithë ambientin e Partizanit. Pas tifozëve, së fundmi ka reaguar edhe ish-sulmuesi Edmond Dosti, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, iu ka bërë thirrje lojtarëve që të japin dorëheqje nëse kanë burrëri dhe t’iu lënë vendin atyre që e duan Partizanin si ekip legjendar. Dosti e ka quajtur humbjen e sotme si turpin më të madh në historinë e Partizanit.
POSTIMI I DOSTIT:
Turp turp turp….Të gjithë personave përgjegjës u bëj thirrje që të reflektojnë dhe të mos ta çojne Partizanin drejt gremines. Duke parë që situata nuk po ndryshon, ku në vend të progresit ka vetëm regres, është mirë që këta persona lojtarë nëse kanë burrëri, të japin dorëheqjen dhe vendin t’ua lënë kompetentëve dhe atyre që e duan Partizanin si ekip legjendar dhe jo burim biznesi.E kam shprehur prej kohësh për se ky sezon ka dështuar që në start për Partizanin, për vetë politikën dhe drejtuesit që u zgjodhën. Por sot në Lezhe ndodhi turpi më i madh i historisë së Partizanit.
Disa lojtare janë delenxhinj dhe jane vetem perfitues monetar tek Partizani dhe skane respekt per fanellen edhe shumë lojtarë nuk janë as për në Ligën e Dytë. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo ndeshje më ka bërë me dhimbje koke. Po më bëjnë që të mos i shikoj më, pasi vetëm sa lodh sytë. Mendoj se edhe tifozët duhet ta bojkotojnë keto paraqitje si kjo e sotmja qe i vuri piken. Të mos shkojnë në stadium, pasi ata lojtarë nuk e meritojnë t’i mbështetim.Përjetë me ty Partizon, deri ne vdekje! Partizoni është i yni, i të gjithë tifozëve që nuk e kanë lënë për as edhe një moment vetëm!”🔴🔴🏆PMTP!