Rama :“Ky armik nuk pyet as për malësor, as për lab. Respektoni rregullat”

Aktualitet

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se është koha jo për të treguar trimëri ndaj koronavirusit, por për të respektuar rregullat.

“Duhet çmos të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund t’i shkaktohen jo dëmit fizik të vendit siç ndodhi me tërmetin po shëndetit. Është një luftë me një armik të padukshëm që hyn në trupin tonë. Mund të jesh paqësor, mund të jesh lab, mund të kesh shumë e shumë për t’u krenuar me historinë e Shqipërisë, por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen as kush je, godet! E them këtë se përtej faktit individë në mosha të caktuar, qytetarë që kapen në befasinë e një mikrofoni në rrugë mund të thonë fraza që të bëjnë për të qeshur në një kohë tjetër. Është jo etike që ekranet e televizioneve t’i transmetojnë të tilla shaka, në vend se t’i shfrytëzojnë ato sekonda ato minuta t’u përgjigjen atyre qytetarëve. Kjo nuk është një shaka! OBSH ka thënë se përtej luftës me virusin përtej mbrojtjes nga epidemia e infodemisë ka një luftë tjetër për tu mbrojtur nga lajmet nga deklaratat nga debatet që nuk të çojnë askund veçse rrisin pasigurinë. Prandaj në këtë fazë në këtë moment, në fillim të kësaj lufte, me armikun q ka hyrë në territorin tonë, në trupin e njerëzve tanë, ftoj të gjithë mediat, ata që kanë mundësi që të përdorin një mikrofon, që të mos abuzojnë, të ndërgjegjësohen, sepse kjo nuk është një nga ato betejat e radhës, është një luftë. Një luftë që e kemi ne në dorë, me zbatimin e atyre këshillave në dukje krejt elementare po krejt thelbësore”, u shpreh Rama.

Më tej shtoi:

Numri i të prekurve është rritur është e rëndësishme të dëgjohet nga të gjithë, se 8 prej tyre janë vrazhdë e një kontakti , e pastaj me radhë 6 të tjerë, të cilët janë të afërt po jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë, dhe 2 raste të tjera një e moshuar në Durrës dhe një djalë në Tiranë. Të gjitha janë raste me kontakte të importuara nga Italia.”