Rritja e tarifës së ujit, Leonard Olli: Diktatura e urisë në sulm frontal, Veliaj ka shpërdoruar detyrën

994

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit. Olli thekson se rritja e tarifës së ujit është abuzim i pastër me pushtetin dhe shpërdorim detyre nga ana e kryetarit të bashkisë në kryeqytet Erion Veliaj.

Postimi i plotë i Leonard Ollit:

Fytyra e vërtetë e Rama – Veliajt vijon të shfaqet frikshëm nga dita në ditë. Rritja e tarifës së ujit, një abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve dhe shpërdorim detyre nga ana e Veliajt është vetëm vazhdimi i politikave antiqytetare. Në absurditet të plotë me krizën e ujit dhe furnizimin që u bëhet qytetarëve e bizneseve, Veliaj propozon rritjen me 100% të tarifës bazë dhe me mbi 30 % për sasinë e ujit të konsumuar nga familjarët e më shtrenjtë për bizneset. Grabitje dhe zhvatje e paskrupullt! E keqja nuk ka fund. Ndërsa shou nën moton “Ç’ don populli bën partia” vijon për sy e faqe lart e poshtë, e realiteti i hidhur provon se motoja është e qartë: Skllevër binduni pa kushte. Partia dhe shteti i saj bëjnë çfarë të duan!”. Diktatura e urisë në sulm frontal!




Këtë e pëlqejnë %d blogues: