Ilir Meta President, zhvillohet sot raundi i katërt. Emrat e deputetëve që firmosën për të…

761

Kuvendi do të mblidhet të premten për të zhvilluar raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në ndryshim nga tre raundet e mëparshëm, të konsumuar pa kandidat, në raundin e sotëm do të votohet kandidatura e Ilir Metës, e propozuar nga koalicioni i majtë qeverisës.

Për këtë kanë firmosur edhe 23 deputetë të partive në parlament, duke i siguruar këtij të fundit kolltukun presidencial. Meta është i vetmi politikan në Shqipëri që ka drejtuar vendin në tre poste të larta kryesore…

Ja dhe emrat e deputeteve që firmosën për Ilir Metën që të jetë presidenti i: ardhshëm në vendin tonë

Luan Rama

Petrit Vasili

Kejdi Mehmetaj

Silva Caka

Ylli Shehu

Edlira Çekrezi

Petrit Gjoni

Përparim Spahiu

Spartak Braho

Bujar Kllogjeri

Bujar Derveni

Robert Pirokapurani

Robert Bitri

Gledion Rahovica

Agron Çela

Monika Kryemadhi

Shpëtim Idrizi

Aqif Rakipi

Mesila Doda

Parid Cara

Luan Duzha

Tahir Muhedini

Flamur Çela

Lajmi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është kandidati i shumicës për postin e Presidentit të Republikës. Më herët, parlamenti ezauroi pa kandidat dhe raundin e tretë të votimit, ku në përfundim të séancës kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi që Presidenti të zgjidhej në dy raundet e mbetura ose në të kundërt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, siç e parashikon Kushtetuta. Pas kësaj, u mblodh kryesia e LSI-së, e cila propozoi kandidaturën e Ilir Metës për President, e cila u mbështet në mënyrë unanime nga kryesia e Partise Socialiste. Ndërkohë opozita prej më shumë se dy muaj nuk merr pjesë në parlament, duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme.