Mbi tre miliardë njerëz në rreth 70 vende dhe territore janë karantinuar për të frenuar përhapjen e Covid-19, sipas agjensise franceze.
Kjo shifër tejkalon një të tretën e popullsisë në botë, e cila vlerësohet nga KB për 7,8 miliardë njerëz.
Në shumicën e vendeve dhe territoreve (rreth 40, me të paktën 2.3 miliardë njerëz), karantina është e detyrueshme: në Indi, në shumë shtete amerikane, Kolumbi, Argjentinë, Irak, Nepal, Madagaskar por dhe shumë vende evropiane (Britania, Franca, Italia, Spanja etj.). Panama është vendi i fundit që është përfshirë në listë deri më tani. Afrika e Jugut do të shtohet nesër.
Sidoqoftë, në pjesën më të madhe të këtyre vendeve është e mundur të dalin nga shtëpia për të punuar, për të blere ato më të nevojshme ose për të shkuar te mjeku.
Të paktën shtatë vende (një popullsi totale prej 416 milion), të tilla si Irani, Gjermania dhe Kanada, po u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por pa masa specifike kufizuese. Rusia bëri një rekomandim të ngjashëm edhe sot.
Ndalime të trafikut gjatë natës janë vendosur në të paktën 18 vende dhe territore (300 milion banorë), të tilla si Egjipti, Kili, Manila dhe Serbia. Në Ekuador, banorët mund të lënë shtëpinë e tyre vetëm nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 02:00 të drekës.
Më në fund, të paktën pesë vende janë karantinuar në qytetet e tyre më të mëdha: ky është rasti në Kinshasa (Kongo), Riad, Medina, Meka (Arabia Saudite) dhe Baku (Azerbajxhani). Popullsia e përgjithshme e këtyre qyteteve është 30 milion.